RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vatikani konfirmon misionin e paqes Rusi-Ukrainë

vatikani-konfirmon-misionin-e-paqes-rusi-ukraine

Vatikani ka konfirmuar një mision të paqes Rusi-Ukrainë, por është përmbajtur për detajet e tij, duke theksuar se është në një nivel konfidencial, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, në margjinat e një ngjarje në Universitetin Papnor Lateranense në Romë, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, tha se ka zhvillime, por ato natyrisht janë konfidenciale.

“Unë me të vërtetë besoj se (misioni) do të ecë përpara”, tha Parolin.

Në fund të muajit prill, Papa Françesku njoftoi se Vatikani është i përfshirë në një mision të paqes në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ka një mision që po zhvillohet tani, por ende nuk është publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj”, u tha Papa gazetarëve gjatë kthimit nga Hungaria.

Më vonë, Kievi dhe Moska mohuan ndonjë njohuri për iniciativën.

Megjithatë, Parolin këmbënguli se “ato nuk ishin mohime”.

“Ata kanë thënë se nuk dinin asgjë për këtë, por më pas kishte kontakte ku u sqarua nga të dyja palët se ka pasur një keqkuptim”, shtoi Parolin.

Related posts

Protestë masive në Washington në mbështetje të Palestinës

rezart morina

UNHCR dënon dhunën vdekjeprurëse ndaj civilëve në Siri

admin

Spanjë, rajoni Bask regjistron temperatura rekord

admin