RTV AHIRETI
Lajme

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

vazhdojne-protestat-para-bashkise-se-tiranes

Në Shqipëri kanë vazhduar protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë nuk u shënuan përplasje, raporton Anadolu.

Protesta e 19-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Disa nga protestuesit hodhën vezë dhe sende të tjera ndaj selisë së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore dhe u bllokuan disa akse rrugore për qarkullimin.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në fjalën e tij gjatë protestës u shpreh se “drejtësia në Shqipëri ka vdekur”.

“Opozita nuk është kundër projekteve, është kundër vjedhjeve. Opozita nuk është kundër zhvillimit, është kundër krimit”, tha Balliu.

Fjalime gjatë protestës kanë mbajtur edhe përfaqësues të tjerë të opozitës, aktivistë dhe qytetarë, të cilët kanë theksuar se nuk tërhiqen nga protestat pasi sipas tyre besojnë se janë në rrugën e drejtë.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në javët në vazhdim.

The post Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Spitalet e Ga’zës pranuan 320 të vd’ekur ose të pl’agosur në 48 orë

admin

Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

admin

Shkeljet e të drejtave të konsumatorit mjaft të shpeshta, vetëm këtë fillimvit mbi 500 ankesa

admin