RTV AHIRETI
Lajme

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

vazhdojne-protestat-para-bashkise-se-tiranes

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, raporton Anadolu.

Protesta e 22-të është organizuar nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia e Lirisë (PL), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zëvendëskryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i PD-së, Dorjan Teliti, në fjalën e tij në protestë tha se protesta do të vazhdojë, sipas tij derisa “Tirana t’i kthehet ligjshmërisë”.

“Drejtësi do bëhet se ky vend dhe ky qytet ka qytetarë që e duan vendin dhe qytetin e tyre. Siç kemi qëndruar këto 22 javë, siç i bëmë ballë të nxehtit të verës pa u tërhequr ne do të qëndrojmë javë pas jave derisa Tirana t’i kthehet ligjshmërisë”, u shpreh Teliti.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, u shpreh se është koha që të përshkallëzojnë aksionin opozitar dhe protestën.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore dhe u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë nuk u shënuan përplasje.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në javën e ardhshme para selisë së Bashkisë Tiranës.

Në Shqipëri në muajit e fundit janë organizuar protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë disa janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

The post Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Djegia e lokalit të politikanes serbe, Lista Serbe mohon akuzat. Përmend dhe Albin Kurtin

admin

Kryediplomati i Austrisë: BE nuk mund t’i japë përparësi Ukrainës para Ballkanit

admin

Macron në Beograd: Do angazhohem personalisht për Marrëveshjen e Ohrit dhe krijimin e Asociacionit

admin