RTV AHIRETI
Lajme

Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

vendi-ne-prag-te-luftes-civile-nga-tensionet-politike,-paralajmeron-ministri-i-brendshem-i-sllovakise

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Estok, tha se vendi i tij është në prag të luftës civile për shkak të tensioneve politike.

Gjatë një konference për shtyp jashtë spitalit, ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, dhe ai i brendshëm Matus Estok, njoftuan se mjekët “janë duke luftuar për ta shpëtuar jetën” e kryeministrit Robert Fico.

Kjo pasi lideri sllovak së fundmi i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht është në gjendje “të rëndë”, si shkak i atentatit ndaj tij.

Gjithashtu, Kalinak tha se sulmi ndaj Fico ishte me motive politike, gjë që do të rrisë më tej tensionet në vend, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se një i dyshuar gjendet në paraburgim dhe një hetim fillestar ka nisur për atentatin “me motive të qarta politike”.

Ndërkohë, ajo për të cilën Estok paralajmëroi se do të ndodhte së shpejti ishte “lufta civile”.

“Komente të tilla me urrejtje po bëhen në rrjete sociale, ju lutemi, le ta ndalojmë këtë menjëherë”, tha ministri.

Siç raportohet, pas sulmit ndaj kryeministrit, vendi ka pësuar tronditje, e cila thuhet të theksojë ndarjen e thellë të politikës sllovake.

Ndryshe, edhe presidentja në largim, Zuzana Caputova, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në vend. /Telegrafi/

The post Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Raportuesit e OKB-së: Izraeli që nga 8 tetori i ka lënë qëllimisht të uritur njerëzit në Gaza

admin

18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të jenë emigrantë

rezart morina

Erdoğan: Profeti Muhamed, i vetmi person që marrim shembull në jetën e kësaj bote

admin6