RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vendimi për ndalimin e transportit të mallrave, kamionët nga Serbia po presin të kalojnë kufirin me Kosovën

vendimi-per-ndalimin-e-transportit-te-mallrave,-kamionet-nga-serbia-po-presin-te-kalojne-kufirin-me-kosoven

Në pikën kufitare të Merdarës janë duke pritur dhjetëra kamionë nga Serbia për të hyrë në Kosovë.

Kolonat e këtyre kamionëve u shtuan, pasi kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është marr vendimi për ndalimin e transportit të mallrave nga Serbia për në vendin tonë.

Sipas Kurtit, qëllimi i këtij vendimi është që të rritet kontrolli në kufij.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh Kurti gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.

Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos transportin e mallrave
Lexo po ashtu
Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos transportin e mallrave
“Rasti i djeshëm [rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia] ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin”, shtoi ai.

Reklama

Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë nga forcat serbe.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Related posts

Takimi i 27 shkurtit për dialogun, Kurti bisedon me Borrellin e Lajçakun

admin

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

RTI

Zyrtarët e OKB-së: Palestinezët po largohen nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite

admin