RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Venezuela ndërpret marrëdhëniet diplomatike me disa vende të Amerikës Latine

venezuela-nderpret-marredheniet-diplomatike-me-disa-vende-te-amerikes-latine

Qeveria e Venezuelës u kërkoi 7 vendeve të Amerikës Latine të tërheqin “menjëherë” stafin e tyre diplomatik nga vendi për shkak të deklaratave të tyre lidhur me zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Qeverisë së Venezuelës thuhet se Argjentina, Kili, Kosta Rika, Peruja, Panamaja, Republika Domenikane dhe Uruguaji kanë përdorur shprehje që përbënin ndërhyrje në punët e brendshme të vendit lidhur me zgjedhjet presidenciale në vend më 28 korrik dhe kërkoi që këto vende të tërheqin menjëherë përfaqësuesit e tyre diplomatikë nga vendi.

Në deklaratë thuhet se qeveria e Nicolas Maduro do të tërheqë të gjithë stafin e saj diplomatik nga këto 7 vende.

“Venezuela ka të drejtë të përcaktojë vetë fatin e saj. Venezuela është në gjendje të marrë masat e nevojshme kundër të gjitha këtyre veprimeve që kërcënojnë mjedisin e paqes dhe bashkëjetesës. Ne i hedhim poshtë në termat më të fortë këto deklarata që përpiqen të shpërfillin rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Argjentina, Kili, Kosta Rika, Peruja, Panamaja, Republika Domenikane dhe Uruguaji shprehën shqetësimin e tyre të thellë për zgjedhjet presidenciale në deklaratat e tyre për zgjedhjet në Venezuelë.

Këto vende kishin thirrur takim “urgjent” të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) për të rishikuar plotësisht rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelë. Sipas rezultateve të shpallura nga Këshilli Zgjedhor, Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale për herë të tretë me 51.20 për qind të votave.

Related posts

Njohu Palestinën si shtet/ Ministri i Jashtëm izraelit: Votuesit spanjoll “dënuan” Sanchezin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

admin

Muharrem Salihu, kandidati me origjinë shqiptare për eurodeputet takon komunitetin e shqiptarëve në Treviso: Bashkë, ne mund të bëjmë ndryshim real

admin

Blinken: Rreth 200 000 trupa ruse të vrarë në luftën kundër Ukrainës

rezart morina