RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Venezuelë, lideri i opozitës largohet nga vendi, kërkon azil politik në Spanjë

venezuele,-lideri-i-opozites-largohet-nga-vendi,-kerkon-azil-politik-ne-spanje

Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi. Gjithashtu theksohet se Gonzalez, ka kërkuar azil në Spanjë.

Ai ka qenë i fshehur pasi një urdhër arresti u lëshua, ndërsa opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut – në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolás Maduro.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzalez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.

Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar, shkruan më tej BBC. /abcnews

Related posts

Bisedimet e paqes në Sudan, të ndërmjetësuara nga OKB, fillojnë me mos paraqitjen e njërës palë

admin6

OBSH do të vendosë rregulla për mjekësinë tradicionale

admin

Shkalla e vrasjeve në Gaza më e larta në botë që nga gjenocidi i Ruandës

admin