RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vengu pas takimit me Kurtin: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes

vengu-pas-takimit-me-kurtin:-diskutuam-per-forcimin-e-bashkepunimit-ne-rrafshin-e-mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Instagram, ai tha se me Kurtin vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, ka shkruar Vengu.

Related posts

Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

admin6

Rusia “ka marrë kontrollin” e një vendbanimi tjetër në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk

admin6

Erdoğan: Bota po shikon në transmetim të drejtpërdrejtë barbarinë e vampirit të quajtur Netanyahu

admin