Shoqata sindikale e QKUK-së do të mbajë një protestë më 21 shtator.
Protesta do të zhvillohet nën kërkesën për rritje pagash.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet kjo shoqatë.
“Në mbldhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me dt 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me dt 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat : -Rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave-Rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. -Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023”, thuhet në komunikatë.
Kjo sshoqatë thotë se kërkesa bazohet në faktin se rritje pagash nuk ka pasur që nga viti 2014.
“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet tutje.
Kujtojmë se këto pakënaqësi në shëndetësi vijnë në një kohë mjaftë kritike për vendin, ku si rrjedhojë e veprimeve sindikale(grevës) në arsim, mësimi nuk ka filluar ende.