Një ish-ndihmëse e guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, është akuzuar se ka vepruar si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, 41 vjeç, “veproi me urdhër, drejtim ose kërkesë” të Kinës gjatë karrierës së saj 14-vjeçare në këmbim të miliona dollarëve, pretendon një aktakuzë federale. Burri i saj, Christopher Hu, gjithashtu akuzohet si agjent kinez.