RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetëm edhe sot afat për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS

vetem-edhe-sot-afat-per-konvertim-te-patente-shofereve-ilegale-ne-rks

Sot përfundon afati për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës deri të enjten në orën 16:00 të drejtën për konvertim të patentë shoferëve e kanë shfrytëzuar gjithsej 6 mijë e 325.

Më 8 gusht, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pati njoftuar se kanë vendosur që afati për konvertim të zgjatet deri më 23 gusht.

Afati, i cili fillimisht ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht, ishte zgjatur siç ishte thënë për shkak të “kërkesave të shumta të qytetarëve” si dhe “kërkesës për zgjatje të afatit” nga Policia.

Tani zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka kërkesë të re për shtyrje të afatit.

Ministria e Punëve të Brendshme pati vendosur që nga 9 maji i këtij viti t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, pasi nuk do t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Related posts

Serbia dhe Republika Srpska mbajnë mbledhje të përbashkët të qeverive me 4 gusht

rezart morina

Gazetarë shqiptarë e serbë mbrojnë pronarin e kafenesë në Zveçan, që u hapi derën

admin

Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së nuk janë fer, nuk është dashur t’i vihen Kosovës

rezart morina