RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Veteranët të gatshëm për protesta, nëse nuk përfshihen në pagën minimale

veteranet-te-gatshem-per-protesta,-nese-nuk-perfshihen-ne-pagen-minimale

E gjithë vëmendja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mërkurën, do të jetë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në të nesër pritet të diskutohet për Ligjin për pagën minimale, në të cilin veteranët po kërkojë të përfshihen

Nga kjo organizatë thonë se po kërkojnë vetëm të respektohet ligji aktual, ku parashihet që benefitet e një veterani të UÇK-së të mos jenë më të vogla se paga minimale.

“Ligji e definon qartë, çdo problem buxhetor që mund të ketë Qeveria, përfitimi i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale që kuptohet ligjërisht që mund të ngrihet benefiti i veteranit në çfarëdo lartësie, po në raste të tilla ku ka mungesë buxheti ku e përcakton qartë ligji, që nuk guxon të jetë nën pagën minimale”, tha Xhavit Jashari nga OVL-UÇK-së.

Edhe pse nuk e dinë se cilat do të jenë propozimet e nesërme të Qeverisë, anëtarë të Komisionit për Buxhet nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se me projektligjin aktual për pagën minimale do të ndryshohet edhe paga e veteranëve.

“Në atë ligj është paraparë që Qeveria të vendosë për të ardhurat e veteranëve, duke u bazuar në stabilitetin financiar apo të hyrave të vendit, por besoj që ma saktësisht do ta marrim vesh nesër”, tha anëtari i Komisionit për Buxhet, Eman Rrahamni.

Paga minimale në Kosovë nga 170 sa është aktualisht, me ligjin e ri të propozuar nga Qeveria, parashihet të bëhet 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Derisa në qershor bëhen një vit prej kur projektligji është votuar në parim në Kuvend, që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë hap konkret për miratimin e tij.

Related posts

Yellen: Sistemi bankar mbetet i sigurt

rezart morina

“Gjithmonë ka qenë kështu”- Aleksandër Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin

admin

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, NATO: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

admin