RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

veturave-te-kfor-it-dhe-policise-se-kosoves-u-vendosen-mbishkrime-dhe-flamuj-serbe

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë edhe disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan por edhe ndaj veturave tjera.

Këto grupe kanë vendosur mbishkruar në automjetet e KFOR-it disa simbole të tyre si dhe kanë vendosur një flamur të Serbisë mbi veturën e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Më herët ata kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në Komunën e Zveçanit, ndërsa kanë refuzuar thirrjes së NATO-s që të shpërndahet masa.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi protestuesit kanë bërë veprime të dhunshme, ndërsa KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në komunat veriore.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre.

Related posts

Pragë – Kryeministri Fiala pritet të përballet me një votë mosbesimi parlamentar

admin

Turqia dhe Këshilli i BE-së drejt ‘ringjalljes’ së lidhjeve

rezart morina

Krim pas krimi, një nënë dhe fëmija i saj goditen nga snajperi izraelit

rezart morina