Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, raporton Anadolu.
Takimi u zhvillua në Qendrën e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze (LITEXPO) në kryeqytetin lituanez Vilnius.
Erdoğan qëndron në Vilnius për të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s, që është planifikuar të mbahet më 11 dhe 12 korrik.
Samiti dyditor i liderëve të NATO-s do të trajtojë luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, sfidat e saj ndaj NATO-s, si dhe hapat për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin e aleancës. Aplikimi i Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO gjithashtu do të jetë në agjendën e samitit.