Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që të nënshkruajë marrëveshje për blerjen e avionëve luftarakë gjatë vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Beograd gjatë kësaj jave. “Është një kontratë e madhe për vendin tonë dhe nuk është kontratë e vogël as për Francën”, tha Vuçiç gjatë një interviste për agjencinë AFP.