RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

vjedhja-e-200-mije-eurove,-reagon-teqja-e-gjakoves-–-kane-qene-pjese-e-kursimeve-disavjecare-te-shehut

Një shumë prej 200 mijë euro dyshohet se janë vjedhur nga arka në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Siç njofton Policia në Rajonin e Gjakovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Vjedhje e rëndë”.

Lidhur me rastin kanë reaguar nga Teqja e Madhe Gjakovë-Prizren.

Sipas komunikatës, paratë e grumbulluara do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit.

Ata kërkojnë nga institucionnet kompetente zbardhjen e rastit.

“Shuma e parave dhe gjërave të tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut te Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe të besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë se Madhe ne Marash-Hisar të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Hovenier me mesazh për fundvit: Normalizimi Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke

admin

Gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova, te Dheu i Bardhë kolona deri në 300 metra

RTI

Ga’za, numri i të vrarëve nga sulmet iz’raelite rritet në 37.431

admin