Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq.
Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka bërë betimin sot në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë dhe ka marrë detyrën e kreut të shtetit malazez.
Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.