RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vodhi paratë e destinuara për bamirësi, policia kërkon ndihmë në identifikimin e tij

vodhi-parate-e-destinuara-per-bamiresi,-policia-kerkon-ndihme-ne-identifikimin-e-tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili dyshohet se më 30.03.2024 ka vjedhur para të cilat ishin destinuar për bamirësi.

Sipas komunikatës policia ende nuk ka arritur të bëjë identifikimin e tij, për kundër angazhimeve.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore. Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, thuhet në komunikatë.

Related posts

S’ka datë për takimin Kurti-Vuçiq, palët në pritje të ftesës nga BE-ja

rezart morina

Rohde e konfirmon se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

RTI

Analiza e The Guardian: Partia e ekstremit të djathtë, dominuese në Francë pas fazës së parë të zgjedhjeve! Çfarë parashikohet të ndodh në raundin e dytë

admin