RTV AHIRETI
Lajme

Votimi në veri, Qeveria i kërkon BE-së largimin e masave sanksionuese

votimi-ne-veri,-qeveria-i-kerkon-be-se-largimin-e-masave-sanksionuese

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që përfundimisht të largohen masat e vendosura ndaj vendit tonë.

Në komunikatën e bërë për media, Qeveria Kurti thotë se Kosova ka përmbushur obligimin duke realizuar votimet në veri, prandaj masat e padrejta duhet larguar, transmeton Telegrafi.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në reagim.

Qeveria thekson se në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, dje u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave, sipas udhëzimit administrativ, mbështetur në nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Tutje, shton se “procesi u përmbyll pa asnjë incident. Për këtë, përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet tona të sigurisë”.

“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar”.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore.

“Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”.

“Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh edhe një herë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim”, thuhet mes tjerash në reagim.

Ndryshe, procesi i votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri që u mbajt të dielën më 21 prill, po shihet si një proces i dështuar.

E gjithë kjo për shkak të pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në votim në këto komuna.

Serbët lokal të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit, bojkotuan procesin e djeshëm të votimit, pas thirrjeve që bëri ditë më parë Lista Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njoftoi se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, bëri të ditur se në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona./Telegrafi/

The post Votimi në veri, Qeveria i kërkon BE-së largimin e masave sanksionuese first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

I mbijetuari i Holokaustit: Izraeli përdor Holokaustin si mbulim për gjenocidin në Gaza

RTI

Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it

RTI

Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian po afrojnë, cilat janë grupet politike dhe a do të ketë ndikim në politikat e BE-së! Ja çfarë duhet të dini

admin