RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Vra’sja e Haniyeh tregon se axhenda kryesore e Ne’tanyahut nuk është shkëmbimi i pe’ngjeve”

“vra’sja-e-haniyeh-tregon-se-axhenda-kryesore-e-ne’tanyahut-nuk-eshte-shkembimi-i-pe’ngjeve”

Në një artikull të publikuar në gazetën izraelite “Haaretz” thuhet se vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismali Haniyeh, tregon se çështja e shkëmbimit të pengjeve nuk është në axhendën kryesore të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Në artikullin e shkruar nga Amos Harel, përveç vrasjes së Haniyeh, vrasja e Fuad Shukur një nga komandantët e lartë të Hezbollahut në një sulm në Bejrut të Libanit si dhe pretendimi nga qeveria izraelite për vrasjen e Mohammed al-Daif, liderit të Brigadës Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit, u komentuan se kanë shkaktuar trazira të reja në rajon.

Izraeli po përgatitet ndaj kundërpërgjigjes që mund të vijë nga Irani, Hezbollahu dhe rajonet e tjera, thuhet në artikullin ku vihet në dukje se duke marrë parasysh zhvillimet aktuale në rajon, shanset për të arritur marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit janë pothuajse zero.

Artikulli vë në dukje se kundërpërgjigjet e mundshme mund të zgjasin “disa ditë” dhe se Izraeli pritet të japë përgjigje ndaj tyre me kundërsulm.

Në artikull tërhiqet vëmendja se vrasja e Haniyeh erdhi gjatë një periudhe kur negociatat indirekte për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdonin. “Është e qartë se kryeministri Netanyahu ka axhendën e tij dhe se kthimi i pengjeve në shtëpi nuk është axhenda e tij më e rëndësishme”, theksohet në artikull.

Netanyahu ka vepruar “me dy fytyra” komentohet në artikullin në të cilin shpjegohet se kryeministri izraelit u tha familjeve të të burgosurve në SHBA javën e kaluar se kishte përparim në bisedime, por menjëherë pas kësaj deklarate ai ofroi kushte të reja që do të vendosnin marrëveshjen në ngërç.

Related posts

Studenti jordanez, i cili ishte aktiv për Gazën, vritet në Gjermani

admin

SHBA-ja bën thirrje për “masë të fuqishme të OKB-së” kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut

admin

Erdogan u kërkon udhëheqësve të G20-s të plotësojnë kërkesat e Rusisë për marrëveshjen e grurit

admin