RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vr’iten 20 pa’lestinezë në su’lmet e Iz’raelit në Khan Younis të Rripit të Ga’zës

vr’iten-20-pa’lestineze-ne-su’lmet-e-iz’raelit-ne-khan-younis-te-rripit-te-ga’zes

Si pasojë e sulmeve ajrore dhe artilerike të ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës humbën jetën 20 palestinezë, transmeton Anadolu.

Sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës, të cilat janë në ditën e 290-të, janë përqendruar në qytetin Khan Younis në jug.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë Telegram të televizionit Al-Aqsa, 20 palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmet në të cilat ushtria izraelite shënjestroi me avionë luftarakë dhe artileri fshatrat dhe qytetet në lindje të qytetit.

Palestinezët e vrarë dhe të plagosur u dërguan në spitalet përreth nga qytetarët dhe ekipet mjekësore. Gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite që synonin vendbanimet në lagjet Tel es-Sultan dhe Saud në perëndim të qytetit të Rafah, nga zona u ngrit tym i dendur.

Mjetet ajrore izraelite pa pilot mund të shihen duke fluturuar intensivisht në qiellin e kampit të refugjatëve “Nuseirat” në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Sulmet ajrore u kryen edhe në zonat në veri të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri thirrje “urgjente” për dhurimin e gjakut për të plagosurit dhe pacientët në spitalin “Nasser” në Khan Younis.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në deklaratën e tij në rrjetet sociale tha se “do të kryhet një operacion” në disa vende që ishin shpallur më parë si zona të sigurta në lindje të qytetit Khan Younis dhe bëri thirrje për evakuimin e banorëve të zonës.

Adraee tha se Izraeli do të ngushtonte zonën e shpallur si “zonë e sigurt” dhe do të sulmonte disa prej saj dhe se ai donte që palestinezët të shkonin në Al-Mevasi “menjëherë dhe përkohësisht”.

– “Shpërngulja e detyruar” në Mawasi

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Adraee bëri një deklaratë më 1 korrik duke u kërkuar palestinezëve që të evakuojnë urgjentisht zonat në lindje të qytetit të Khan Younis “për sigurinë e tyre”.

Forcat izraelite u dërguan një audio-regjistrim palestinezëve të zhvendosur në rajonet lindore të Khan Younis, duke kërkuar evakuimin e palestinezëve me pretendimin se rajoni ishte “zonë e rrezikshme konflikti”.

Të paktën 90 palestinezë, gjysma e tyre gra dhe fëmijë, humbën jetën në bombardimet e rënda të kryera nga ushtria izraelite me avionë luftarakë më 13 korrik në rajonin Al-Mawasi, që ndodhet në perëndim të qytetit të Khan Younis në Rripin e Gazës që më parë kishte pretenduar se ishte “i sigurt”.

Related posts

Miratohet në parim Projektligji për paga

admin

Osmani zhvilloi takime në Kongres, përmendi shkeljet e Serbisë në procesin e dialogut

rezart morina

SHBA, përplasen dy avionë demonstrues në ajër – VIDEO

admin