RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten dy oficerë izraelitë në Gaza

vriten-dy-oficere-izraelite-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se 2 oficerë të saj u vranë ndërsa 7 ushtarë u plagosën gjatë luftimeve në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë të transmetuar në televizionin shtetëror izraelit, thuhet se oficerët në fjalë humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe në lagjen Az-Zaitoun, që ndodhet në juglindje të qytetit të Gazës.

Thuhet se majori Iftah Shahar dhe kapiteni Itai Seif u vranë ndërsa 7 ushtarë u plagosën rëndë në incident.

Që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, 582 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 2.988 janë plagosur, prej të cilëve 242 gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Ushtria izraelite njoftoi dje se 13 ushtarë të saj u plagosën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.

Related posts

Belgjikë, punonjësit e shëndetësisë mbajnë protestë në Bruksel – VIDEO

rezart morina

Paralajmërohet “grevë e heshtur” nga mësimdhënësit

rezart morina

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se një polic plagosi nënën e tij

RTI