RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vr’itet një tjetër gazetar në su’lmet iz’raelite në Ga’za

vr’itet-nje-tjeter-gazetar-ne-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Vritet edhe një tjetër gazetar në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ushtria izraelite dje synoi një grup gazetarësh në detyrë në qytetin Hamed, në veriperëndim të Khan Younisit.

Pas sulmit, fati i gazetarit palestinez Ibrahim Muharib nuk dihej. Megjithatë, trupi i tij i pajetë u gjet më vonë në afërsi të qytetit Hamad.

Edhe gazetarja palestineze Selma al-Kaddumi u plagos dje kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj grupit të gazetarëve në detyrë në Hamed.

Në shkelje të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij të vazhdueshme brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Që atëherë, janë vrarë 40.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe pjesë të mëdha të Rripit të Gazës janë në gërmadha.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.

Related posts

‘Stuhi’ raketash nga Koreja e Veriut pas vizitës së Kamala Harris në Korenë e Jugut

admin

Kurti kërkon dorëheqje zingjirore pas vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare

admin

Gjermania ndalon grupin neonazist “Artgemeinschaft”

rezart morina