Mediumi shqiptar, Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesës s nga persona ende të paidentifikuar.
Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.
Në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një veturë e djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.
Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.