RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq: Nuk kam nënshkruar asgjë, por ka një marrëveshje

vuciq:-nuk-kam-nenshkruar-asgje,-por-ka-nje-marreveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve të gjata në Ohër ka thënë se nuk kanë nënshkruar asgjë, por se kanë arritur “njëfarë marrëveshje”.

Në një deklarim para mediave, Vuçiqi është shprehur i lumtur për këtë, ndërsa ka thënë se për Serbinë është shumë me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, tha ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër, transmeton Telegrafi.

Në këtë takim që u ndërmjetësua nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, u bisedua për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se nuk ka nënshkruar asgjë.

“Këto disa pika për të cilat kemi rënë dakord, do të jenë pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën. Këshilli Evropian do të marrë një vendim që kjo të bëhet pjesë e vendimit të negociuar”, tha presidenti serb.

Related posts

Skenderaj, qytetarit i digjet vetura në oborr të shtëpisë

rezart morina

Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele

RTI

Kurti flet në Vjenë për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

rezart morina