RTV AHIRETI
Lajme

Vuçiq takohet me Dodik, flasin “për përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur interesat të popullit serb”

vuciq-takohet-me-dodik,-flasin-“per-perpjekjet-e-serbise-per-te-mbrojtur-interesat-te-popullit-serb”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik.

Vuçiq u shpreh se diskutoi me presidentin Dodik mbi të ashtuquajturat, siç tha, ai interesat jetike e kombëtare të popullit serb.

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar Vuçiq.

Ndërkaq, temë diskutimi ishte edhe çështja e Srebrenicës.

“Dodik më paralajmëroi se miratimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë do të ketë pasoja katastrofike për marrëdhëniet brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, tha Vuçiq.

“Më 23 maj të këtij viti, Republika e Serbisë dhe RS do të luftojnë bashkërisht dhe të bashkuar për të vërtetën, krenarinë dhe dinjitetin e popullit serb, tha Vuçiq.

The post Vuçiq takohet me Dodik, flasin “për përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur interesat të popullit serb” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kamala Harris i drejtohet turmës në Konventën Kombëtare Demokratike, flet për Pa’lestinën

rezart morina

“Zgjatimet e organizatës te’rroriste PKK në Irak kërcënojnë sigurinë e vendit”

RTI

Rama tur takimesh me Diasporën, ndalesa e parë fillon nga Athina

RTI