Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka vizituar bazën ushtarake “Banjica 2”, ku edhe ka folur për situatën e sigurisë në rajon.
Kreu i shtetit serb ka përmendur edhe dronët “Bayraktar” të blerë nga Kosova.
Siç pretendon ai, përgjatë periudhës kohore 5-20 qershor ata janë ngritur në lartësi prej 5 mijë e 800 metrash “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”.
Ai gjithashtu ka pretenduar se edhe avionë gjermanë e suedezë kanë realizuar fotografime nga jashtë Serbisë për “shkak të prezencës së ushtrisë”.
The post Vuçiqi pretendon se dronët “Bayraktar” u ngritën në afro 6 mijë metra në Gjakovë “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe” first appeared on Radio Televizioni Iliria.