Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t’i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në muaj Komitetit të ri të veprimit politik të quajtur “America PAC”, i cili mbështet fushatën presidenciale të ish-presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu.
Gazeta “Wall Street Journal” (WSJ), në lajmin e saj të bazuar në njerëz me njohuri për këtë temë, pretendon se miliarderi Musk ka thënë se do të fillojë të dhurojë donacione për Komitetin që punon për Trumpin.
Në lajm pretendohet se Musk, i cili mbështet kandidimin për president të Trumpit, planifikon të dhurojë rreth 45 milionë dollarë në muaj për “America PAC”, një nga komitetet e veprimit politik pro Trumpit.
Mbështetësit e tjerë të grupit, të quajtur “America PAC”, përfshijnë Joe Lonsdale, bashkëthemelues i kompanisë së minierave dhe mbikëqyrjes së të dhënave Palantir Technologies, investitorët Winklevoss Twins, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kanada, Kelly Craft dhe bashkëshorti i saj Joe Craft i cili është drejtor ekzekutiv i prodhuesit të qymyrit Alliance Resource Partners.
– Mbështetja e tij për Trumpin
Në postimin në llogarinë e tij X më 14 korrik, Musk për herë të parë mbështeti hapur ish-presidentin.
“Unë e mbështes plotësisht Trumpin dhe shpresoj për një shërim të shpejtë”, tha Musk në postim.
– Pse janë kaq të rëndësishme donacionet?
Në SHBA, ku shteti nuk siguron fonde të mjaftueshme për fushatat zgjedhore, kandidatët kanë nevojë për financime të mëdha për të marrë pjesë në reklama miliona dollarëshe, për të organizuar tubime nga një skaj në tjetrin në një prej vendeve më të mëdha në botë, për të përdorur në mënyrë efektive mediat sociale dhe për të krijuar zyra zgjedhore dhe ekipe të fushatës.
Prandaj, kandidati, fushata zgjedhore e të cilit financohet më mirë, ka mundësi të rrisë votat e tij duke arritur më shumë votues me më shumë reklama dhe tubime.