RTV AHIRETI
Shëndetësi

Xhenxhefili, erëza që eliminon dhimbjet e barkut

xhenxhefili,-ereza-qe-eliminon-dhimbjet-e-barkut

Erëza djegëse, xhenxhefili, qetëson sistemin tretës, që ndihmon në tretjen e ushqimit, duke lehtësuar kështu dhimbjet e stomakut.

Kjo erëz mund të jetë sidomos e dobishme për gratë që janë në muajt e parë të shtatzënisë, pasi largon të përzierat.

Ajo ndihmon për të normalizuar funksionet e zorrëve dhe stomakut, sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Xhenxhefili mund të përdoret gjithashtu para se të niseni në udhëtim me makinë, për të shmangur të përzierat.

Sipas Lily Soutter, eksperte e dietave dhe rënies në peshë, xhenxhefili mund të transformojë çehren e një njeriu.

“Xhenxhefili u jep shkëlqim fytyrës dhe flokëve”, thotë ajo. “Kjo sepse xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut, duke u dhënë mundësi organeve që të marrin lëndët ushqyese të nevojshme”.

Për të lehtësuar dhimbjet e stomakut apo larguar të përzierat, pini një çaj të ngrohtë me xhenxhefil.

Related posts

​Si mandarinat ndihmojnë shëndetin tuaj

rezart morina

Uji me kastravec nuk është vetëm për largimin e kileve, trajton dhe këto 5 probleme

rezart morina

Mos e neglizhoni. Ja pse vajzat 13 vjeçare duhet ta marrin këtë vaksinë!

admin