Presidenti Xi Jinping ndodhet në Moskë për një vizite zyrtare tre-ditore që do të fokusohet në zhvillimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve.
Vizita e Xi vjen në një moment të përshtatshëm për presidentin Vladimir Putin. Rusia është subjekt i sanksioneve të ashpra të vendosura nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Kina është një nga vendet e pakta që nuk e ka dënuar sulmin dhe po përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftës, duke u paraqitur kështu si një partner i dobishëm për Rusinë.
”Të dy liderët do të mbajnë një takim jozyrtar ballë për ballë sot”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov. Bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve priten të martën.
Vizita është e para nga një udhëheqës i huaj që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit për krime të dyshuara lufte në Ukrainë.
Ai akuzohet për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Rusia thotë se fëmijët u dërguan të sigurt nga një zonë lufte.
Rusia, së bashku me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, nuk e njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Më shumë se 120 vende të tjera kanë ratifikuar Statutin e Romës sipas të cilit u krijua gjykata.
Xi Jinping has arrived at Moscow Vnukovo-2 airport for an extremely important meeting with Vladimir Putin. I’m fairly reserved about the things to be discussed, but this could be one of the pivotal points for the future of the multipolar world free of liberal democracy shackles. pic.twitter.com/NeFxGCkEgw
— Donbass Devushka (@PeImeniPusha) March 20, 2023