RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zbulohen 200 viruse të reja që sulmojnë vertebrorët

zbulohen-200-viruse-te-reja-qe-sulmojne-vertebroret

Janë zbuluar të paktën 200 viruse që mund të ndikojnë tek vertebrorët, nga gjitarët tek zogjtë, nga zvarranikët tek amfibët dhe peshqit, por shkencëtarët dyshojnë se mund të prodhojnë pasoja edhe për njerëzit.

Ato u zbuluan në 186 specie dhe shumë prej tyre janë të afërmit e viruseve të njohur si gripi apo viruseve përgjegjës për ethet hemorragjike si Ebola, transmeton ‘Shqip’. Ato u identifikuan në studimin e botuar në revistën Nature dhe të koordinuar nga Yong-Zhen Zhang, Qendra Kineze e Kontrollit të Sëmundjeve dhe nga Edward Holmes i Universitetit Australian të Sidneit.

Studiuesit zbuluan se viruset kanë një komplet të trashëguar prej RNA, molekulës së djathtë të ADN-së që përmban kodin e jetës. Evolucioni i viruseve është akoma i panjohur dhe 200 viruset e sapo zbuluara tregojnë se historia e tyre ka vazhduar paralelisht me atë të organizmave që kanë goditur me kalimin e kohës.

Autorët e hulumtimit nuk përjashtojnë, pra, që viruset që sot ndikojnë tek njerëzit mund të lidhen me ato që kanë infektuar vertebrorët. “Shqetësimi nuk duhet të jetë tepër i madh, pasi viruset Rna janë shumë më të zakonshme në mbretërinë e kafshëve sesa tek humanët”, vuri në dukje Holmes.

200 viruset e reja të zbuluar rishtazi ofrojnë mundësisë për të identifikuar agjentë të rinj viralë të aftë për të ndikuar potencialisht tek njeriu. “Kjo nuk do të thotë, megjithatë – përfundoi Holmes – se këto viruse sot paraqesin një kërcënim real për shëndetin e njeriut”.

Related posts

Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

admin

Kafja pasdite, a e dëmton shëndetin?

rezart morina

Me 3 teste të thjeshta, si të dalloni nëse orizi është plastik ose jo

admin