RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zbulon studimi i frikshëm, mjegulla e trurit nga Covid-19 e krahasueshme me plakje 10 vjet

zbulon-studimi-i-frikshem,-mjegulla-e-trurit-nga-covid-19-e-krahasueshme-me-plakje-10-vjet

Një studim nga King’s College në Londër, ka zbuluar se mjegulla e trurit e lidhur me Covid-in ishte e krahasueshme me efektin e një rritjeje në moshës përafërsisht 10 vjet.

Mjegulla e trurit karakterizohet nga problemet e kujtesës, përqendrimi i dobët, pamundësia për të menduar normalisht, pamundësia për t’u fokusuar.

Studimi, i publikuar të premten në një revistë klinike të botuar nga The Lancet , zbuloi gjithashtu se simptomat tek individët e prekur nga Covid shtriheshin në kohë pothuajse dy vjet që nga infeksioni fillestar.

Simptomat e raportuara zakonisht përfshinin lodhje, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje muskulore.

Studimi nuk gjeti asnjë dëmtim tek individët që raportuan shërim të plotë nga koronavirusi, madje edhe në mesin e atyre që kishin simptoma për më shumë se tre muaj, të cilin autori kryesor i studimit, Nathan Cheetham, e përshkroi si “lajm të mirë”.

Related posts

Aspirinë apo ibuprofen, rastet kur duhet t’i pini

admin

Dy të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19

admin

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e astmës dhe bronkitit

admin