RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk e quajti “krim lufte” vrasjen e foshnjave në Gaza

zedhenesi-i-departamentit-te-shtetit-te-shba-se-nuk-e-quajti-“krim-lufte”-vrasjen-e-foshnjave-ne-gaza

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller tha se zbulimi i trupave të dekompozuar të shumë foshnjave dhe fëmijëve që qëndronin në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Fëmijëve Nasr, të cilin Izraeli e evakuoi me forcë gjatë sulmeve të tij në Gaza ishte “ngjarje tragjike” dhe jo “krim lufte”, transmeton Anadolu.

Në konferencën për media, një gazetar i kujtoi Millerit incidentin në fjalë dhe e pyeti: “Nëse kjo ka ndodhur, a është krim lufte?”.

“Do të them se kjo është tragjedi. Është tragjedi për këto foshnja. Është tragjedi për familjet e tyre. Është tragjedi për popullin palestinez dhe është tragjedi për të gjithë botën”, u përgjigj Miller.

Ai theksoi se shumë civilë, përfshirë shumë fëmijë dhe foshnja, humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza. Miller tha se ata i bënë thirrje Izraelit të minimizojë viktimat civile.

– Miller nuk tregoi nëse SHBA-ja do të hetojë krimet e luftës

Më pas, gazetari tha se po fliste për një incident konkret dhe tha: “Unë po pyes nëse ky është krim lufte”.

“Unë nuk do të bëj vlerësim nga këtu. Ne do të marrim vendim pas një procesi të mbledhjes së provave”, tha Miller.

Në pyetjen nëse SHBA-ja do të krijojë mision për mbledhjen e provave të krimeve të luftës në Gaza, Miller tha: “Aktualisht jemi në mes të një konflikti të vazhdueshëm. Ne po e monitorojmë çështjen nga afër. Megjithatë, ne nuk do të flasim për hapat që mund të ndërmarrim. Ne jemi ende në mes të një konflikti të madh tani”.

– Çfarë ka ndodhur?

Trupat e dekompozuar të shumë foshnjave dhe fëmijëve në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Fëmijëve Nasr, të cilin Izraeli e evakuoi me forcë nga Rripi i Gazës, u gjetën më 29 nëntor.

Euro-Mediterranean Human Rights Watch postoi një fotografi të bërë në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Nasr në llogarinë e saj në rrjetet sociale dhe bëri thirrje për “hetim ndërkombëtar mbi përgjegjësinë e ushtrisë izraelite në vdekjen e 5 foshnjave në Spitalin Nasr”.

Related posts

Aeroplanët izraelitë bombardojnë lansuesit e raketave të Hezbollahut në Liban

RTI

“Netanyahu po vepron gabim!”- Biden thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza: Të lejojnë për disa javë akses të plotë të të gjitha ushqimeve dhe ilaçeve

admin

FOTO+VIDEO/ Habit Joe Biden, presidenti i SHBA vendos në kokë kapelën e Donald Trump! Ja pse e bëri këtë veprim

admin