Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar shefin e Teslas, Elon Musk, ta vizitojë Ukrainën, që ta sheh se çfarë ka bërë Rusia, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Në një diskutim të organizuar nga “The New York Times”, Zelensky tha se kur Musk ta sheh luftën, “atëherë na trego se si ta mbyllim këtë luftë”.
“Nëse ju (Elon Musk) dëshironi të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do ta shihni me sytë tuaj. Pas kësaj, do të na tregoni se si ta mbyllim këtë luftë, kush e filloi dhe kur mund ta mbyllim atë”, theksoi ai.
Ky reagim i Zelenskyt erdhi pas shefi i Teslas dhe i rrjetit social Twitter, kishte paraqitur planin për përfundimin e luftës në Ukrainë Sipas tij, një referendum i dytë duhet të mbahet në territoret e Ukrainës, të pushtuara nga Federata Ruse.
Në planin e tij thuhet se Krimea duhet të mbetet ruse e Kievi ta furnizojë me ujë.
Në një version tjetër, Musku nuk e kishte përjashtuar luftën bërthamore, derisa plani i Muskut ishte kritikuar nga autoritetet ukrainase. /koha