Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Khersonin e çliruar të hënën, ku është takuar me ushtarët që po mbrojnë rajonin dhe me qytetarët.
Khersoni u çlirua plotësisht të premten, pasi trupat ruse u larguan, me arsyetimin se nuk mund t’i mbronin pozicionet e tyre në këtë rajon.
Forcat ushtarake të Ukrainës u futën në qytet, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve dhe ecuri normale të jetesës.
Khersoni ishte pushtuar në mars, në një nga sukseset kryetare të Rusisë. Rajoni ishte atëherë një nga katër vendet që u aneksuan ilegalisht, pas referendumeve të vetëquajtura që u mbajtën në shtator. /koha
– Mr. President, we’re proud that you’re here. What’s your motivation to come?
– Had a hankering for #Kherson watermelon (chuckles). Well, in reality it’s risky for you journalists too. And yet, you’re here, aren’t you?#StandWithUkraine pic.twitter.com/SOEWjhE1TH— olexander scherba (@olex_scherba) November 14, 2022