Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur të sinqertë, të hapur dhe frytdhënës takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Derisa ka folur për takimin me homologun e tij nga Serbia, i cili nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, Zelensky ka thënë se kanë pasur bisedë të mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve.
“Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.
Vuçiqi ka njoftuar më herët se në takimin me Zelenskyn ka folur edhe për Kosovën, duke deklaruar se Ukraina dhe Greqia nuk e kanë ndryshuar qëndrimin për Kosovën. /koha