RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky mirëpret dërgesat e tankeve dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas

zelensky-mirepret-dergesat-e-tankeve-dhe-trajnimin-e-ushtareve-ukrainas

Situata në vijën e frontit në Ukrainë është e vështirë, tha dje në mbrëmje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithëse u shpreh i bindur se Kievi do të dalë fitimtar, falë edhe ndihmës ushtarake perëndimore, në luftën që Rusia filloi gati një vit më parë.

“Armiku vazhdon të hedhë forca të reja për të thyer mbrojtjen tonë. Tani është shumë e vështirë në Bakhmut, në Vuhledar dhe Lyman”, tha Zelensky.

“Por, besoj se “qëndrueshmëria” e ukrainasve do të fitojë, duke parandaluar kështu planet ruse për pushtim”, tha ai.

Ushtria ruse tha më herët se kishte dëbuar forcat ukrainase nga fshati Dvoritshne në rajonin e Kharkivit, në veri-lindje të Ukrainës.

Mes luftimeve të ashpra, Zelensky u ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë armë më të rënda për të shmangur sulmet ruse.

Ai përshëndeti dje gjatë një fjalimi, fillimin e trajnimeve për ushtarët ukrainas për vënien në funksion të tankeve britanike “Challenger 2”.

“Ky është një mjet i mirë dhe do të jetë një përforcim serioz në fushën e betejës”, tha presidenti ukrainas duke falënderuar Britaninë e Madhe.

Ndërsa disa vende kanë njoftuar planet për të siguruar modelin më të vjetër te tankeve “Leopard 2A4”, vetëm pak prej tyre kanë ofruar të furnizojnë tanke të tipit më të ri “Leoprad 2A6, sipas qarqeve qeveritare në Berlin. /atsh

Related posts

“Bllokoni trafikun! E gjithë ura sapo u rrëzua”- Publikohet audioja e parë e thirrjes për reagim, ja çfarë u komunikua në minutat para dhe pas incidentit në urën e Baltimores

admin

Nju Jork: Padrejtësia dhe triumfi i Yusef Saalamit

rezart morina

Dhuna në Bregun Perëndimor po rritet “nga ora në orë”, thotë UNRWA

RTI