Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë komentet e tij të para për pushtimin e rajonit Kursk të Rusisë.
Në fjalimin e tij, Zelensky ka thënë se sulmet dhe goditjet janë bërë si hakmarrje ndaj Rusisë, pasi që kjo e fundit pak ditë më parë kishte nisur 2,000 sulme ndërkufitare në rajonin Sumy të Ukrainës.
“Artileri, mortaja, drone. Ne gjithashtu regjistrojmë sulme me raketa dhe çdo goditje e tillë meriton një përgjigje të drejtë”, tha lideri ukrainas përmes një videoje në platformën X.
Instituti me bazë në SHBA për Studimin e Luftës, ka thënë se forcat ukrainase po mbajnë kryesisht pozicionin e tyre në zonën Sudzha të Kursk duke u përgatitur për zhvillimet e reja, raporton sky news.
The post Zelensky: Rusia meriton një përgjigje të drejtë për goditjet dhe sulmet first appeared on Radio Televizioni Iliria.