RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy e “kupton” nevojën për t’i dhënë fund lu’ftës sa më parë

zelenskyy-e-“kupton”-nevojen-per-t’i-dhene-fund-lu’ftes-sa-me-pare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se ai e kupton nevojën për t’i dhënë fund konfliktit “sa më parë”, transmeton Anadolu.

Në një takim në Kiev me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, presidenti ukrainas tha se ai mendon se “ne të gjithë e kuptojmë se duhet t’i japim fund luftës sa më parë, natyrisht”.

Zelenskyy gjithashtu e vlerësoi vizitën e kardinalit Parolin në Kiev, duke e quajtur një “simbol të fortë nga Vatikani”, pa shpjeguar më tej se çfarë dëshironte të thotë.

Në një prononcim në Telegram, Zelenskyy gjithashtu tha se çështjet e paqes ishin në qendër në takimin me kardinalin Parolin.

Përpjekjet ndërkombëtare synojnë gjithashtu gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin ruso-ukrainas.

Konferenca e 15-16 qershorit për Ukrainën në Burgenstock të Zvicrës u zhvillua pa pjesëmarrjen e Rusisë.

Në konferencën në Zvicër morën pjesë përfaqësues nga 92 vende dhe 8 organizata ndërkombëtare. Ajo përfundoi me miratimin e deklaratës përfundimtare, e cila nuk u nënshkrua nga disa vende, përfshirë Brazilin, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Arabinë Saudite.

Deklarata përfshinte tre çështje, respektivisht eksportin e drithërave të Ukrainës, sigurinë e termocentraleve bërthamore dhe kthimin e të burgosurve të luftës.

Një ditë para samitit, presidenti rus, Vladimir Putin, e çoi përpara nismën e tij të paqes, duke i bërë thirrje Ukrainës që të njohë pretendimet territoriale të Rusisë të bëra gjatë “operacionit special ushtarak” që filloi në shkurt të vitit 2022.

Related posts

Aktivistë pro Palestinës protestojnë kundër vizitës së kryetarit të Knessetit izraelit në Francë

admin

Kosovë, qytetarët serbë të shqetësuar për vendimin e largimit të dinarit

rezart morina

Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga viti 1950

admin