RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy liron ministrin e Mbrojtjes, një turk tatar në vend të tij

zelenskyy-liron-ministrin-e-mbrojtjes,-nje-turk-tatar-ne-vend-te-tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se do të zëvendësojë ministrin aktual të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe në vend të tij të emërojë turkun tatar nga Krimea, Rustem Umerov.

Zelenskyy tha në njoftimin se këtë javë do të kërkojë nga Parlamenti zëvendësimin e Reznikovit.

“Këtë javë Kuvendit do t’i ofrohet një vendim personeli. Vendosa të shkarkoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksiy Reznikov kaloi më shumë se 550 ditë plot luftë”, tha Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas propozoi Rustem Umerov, një turk tatar i Krimesë, për të zëvendësuar Reznikovin.

“Mendoj se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera ndërveprimi si me Ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi. Tani në krye të Ministrisë duhet të jetë Rustem Umerov”, tha Zelenskyy.

Kush është Rustem Umerov?

Ai ka lindur në Uzbekistanin sovjetik, vend ku familja e tij ishte internuar nën regjimin e Stalinit dhe ishte kthyer në Krime (Ukrainën e asokohshme). 41-vjeçari, me fe myslimane, i ishte futur jetës publike që nga 2004-a në një biznes të telekomunikacionit, ndërsa në Kuvendin e Ukrainës ishte futur në 2019-n.

Kishte shërbyer si bashkudhëheqës i Platformës së Krimesë, përpjekje diplomatike ndërkombëtare që synonte kthimin e Krimesë së aneksuar nga ana ruse në 2014-n.

Ai ka punuar për disa vite këshilltar i liderit historik të Krimesë, Mustafa Dzhemilevi.

Umerov ishte pjesë e delegacionit të Ukrainës në negociatat me Rusinë me javët e para të luftës dhe kishte marrë pjesë në bisedimet për krijimin e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.

Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i zgjedhur i Mbrojtjes ishte emëruar kryetar i Fondit të Pronës Shtetërore, rol sfidues në Ukrainës, bazuar në raportet që shfaqnin procesin e korruptuar të privatizimit.

Rustem Umerov

Related posts

TIKA dhuron pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut

rezart morina

Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë

admin

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

RTI