Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se vendimi i kësaj fundjave për t’u tërhequr nga qytetit lindor Avdiivka u mor për të shmangur humbjet njerëzore dhe për shkak të mungesës së municioneve, transmeton Anadolu.
“Ishte një vendim profesional që do të shpëtojë shumë jetë ukrainase. Është e rëndësishme për ne të shpëtojmë jetën e ushtarëve tanë”, theksoi Zelenskyy për tërheqjen nga qyteti Avdiivka në rajonin Donetsk.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti ukrainas gjithashtu kërkoi nga vendet t’i japin Ukrainës armë me rreze më të gjatë, si dhe theksoi se kur Ukrainës t’i jepen atëherë vendi do të varet më pak nga veprimet ushtarake.
Zelenskyy kërkoi më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke theksuar se “pasi Ukraina të zhbllokojë qiellin”, ajo jo vetëm që do ta shtyjë Rusinë prapa, por gjithashtu do të mundësojë riatdhesimin e “miliona ukrainasve”.
Ai gjithashtu premtoi se do “të befasojë Rusinë” më vonë këtë vit me sisteme të reja të dronëve dhe luftë elektronike.
Zelenskyy nuk pranoi të përgjigjet drejtpërdrejt në lidhje me draftin e ri ushtarak, që ulë moshën e rekrutimit nga 25 në 27 vjeç, duke theksuar se nëse disa njerëz janë lodhur nga fusha e betejës “ata mund të pushojnë kur të duan”.
Presidenti ukrainas po ashtu ftoi kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se nëse Trump dëshiron, ai mund ta çojë edhe në vijën e parë të frontit.
I pyetur në lidhje me pritjet e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Zelenskyy tha se “do të ishte një gjë e drejtë për ta bërë”. Ai shtoi se një sërë garancish dypalëshe të sigurisë me vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca gjithashtu do të ndihmon.