RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Ukraina ka nevojë të forcojë “mburojën ajrore”

zelenskyy:-ukraina-ka-nevoje-te-forcoje-“mburojen-ajrore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia vazhdon sulmet e saj intensive ndaj territoreve të Ukrainës dhe tha se kanë nevojë të forcojnë “mburojën ajrore”, transmeton Anadolu.

Zelenskyy u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të zhvilluar takime.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit, Zelenskyy tha se zhvilloi një “takim kuptimplotë” me Stoltenbergun.

Në fjalën e tij, lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Zelenskyy deklaroi: “Bërja e Ukrainës anëtare ligjore e aleancës është çështje kohe. Po bëjmë çdo gjë për të afruar këtë kohë”.

“Ukraina aktualisht po mbron hapësirën e përbashkët të lirisë e cila bashkon të gjithë anëtarët e NATO-s”, tha Zelenskyy, duke shtuar: “Ukraina në këtë luftë që Rusia e filloi pa arsye dhe e cila përbën krim, do të garantojë sigurinë dhe paqen afatgjatë jo vetëm për shtetin tonë, por për gjithë kontinentin”.

Ukraina po përdor dhe po zhvillon në një mënyrë të suksesshme taktikat e armëve të aleancës, tha Zelenskyy.

“Vetë realiteti është dëshmi se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do të ishte i natyrshëm dhe do të forconte edhe Ukrainën, edhe NATO-n”, shtoi ai.

Ai vuri në dukje se do të vazhdojnë të bëjnë presion në mënyrë që Rusia të tërhiqet dhe të humbasë. “Në këtë aspekt diskutuam çështjen e furnizimit nga shtetet anëtare për sistemet shtesë të mbrojtjes ajrore. Sekretari i Përgjithshëm pranoi të tregojë përpjekje për të na ndihmuar në këtë çështje dhe për të vendosur në veprim shtetet anëtare të aleancës”, deklaroi Zelenskyy.

Duke theksuar se Rusia po i vazhdon sulmet intensive në territoret e Ukrainës, Zelenskyy tha: “Kemi nevojë për një intensitet të presionit të përshtatshëm mbi Rusinë dhe që të forcojmë mburojën tonë ajrore”.

Related posts

Shefi i OKB-së: Agjencia e OKB-së për palestinezët është shtylla kurrizore e të gjithë përgjigjes humanitare në Gaza

rezart morina

Ndihma e re ushtarake, SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës bomba thërrmuese

admin

Në 10 ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të ushtrisë me konvoje ushtarake

admin