Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i filloi të mërkurën konsultimet me partitë politike në vend për të arritur një marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Në këtë takim ku mungoi një përfaqësues i VV-së, Osmani tha se me krerët partiakë janë pajtuar që të bëhet analizimi i të gjitha datave dhe elementeve përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve.
Osmani tha se partitë kishin preferenca të ndryshme sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Nuk kishte insistim të tepërt nga partitë, kishte më shumë preferenca… Disa parti preferuan 26 janarin, tri a katër të tjera që preferuan 9 shkurtin, dy a tri tjera 16 shkurtin. Dhe, kishte parti të tjera që nuk kishin fare preferenca”, u shpreh Osmani dje në një konferencë për media.
Partitë opozitare kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar.
The post Zgjedhjet parlamentare – PDK, LDK e AAK propozuan të njëjtën datë first appeared on Radio Televizioni Iliria.