Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta të vijës së ashpër u dhanë goditje partive në pushtet në Francë dhe Gjermani, forcat kryesore të BE-së. Franca reagoi ndaj rezultatit duke shpallur zgjedhje të parakohëshme kombëtare pas tre javësh. Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se