Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se nuk ka pasur persona të lënduar.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur edhe njësitë kompetente, prokurori dhe eksperti i zjarrit të cilët kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.
Ndryshe Spitali i Pejës ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit është djegur dhoma e pajisjeve të Teknologjisë Informative.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. /Telegrafi/
The post Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative first appeared on Radio Televizioni Iliria.