RTV AHIRETI
Lajme

Zjarri i madh në Prevallë, kërkohet ndihma e KFOR-it

zjarri-i-madh-ne-prevalle,-kerkohet-ndihma-e-kfor-it

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM) ka kërkuar ndihmën e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sipas njoftimit të lëshuar, përfaqësuesit e KFOR-it janë duke monitoruar situatën dhe analizuar mundësitë për ndërhyrje.

AMM raportoi se zjarri vazhdon të përhapet drejt fshatit turistik të Prevallës dhe ka prekur edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, janë angazhuar mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit, një ekip i Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit, si dhe disa vullnetarë.

Po ashtu, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masa të nevojshme.

Drejtor i DAPK “Sharri”, z. Bajram Kafexholli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e KFOR-it gjatë paradites së sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e mundshme me helikopterë për shuarjen e zjarrit.

KFOR-i ka theksuar se është duke monitoruar situatën dhe po shqyrton mundësitë për intervenim.

The post Zjarri i madh në Prevallë, kërkohet ndihma e KFOR-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sulmi me 40 të vrarë në Moskë, reagon Kremlini: Presidenti Putin po merr të gjitha informacionet, ka dhënë urdhër që…

admin

Deputeti irlandez: Izraeli “shteti kolonial i aparteidit” u ndërtua mbi pastrimin etnik të palestinezëve

admin

OKB: Gati 10.000 civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së luftës

rezart morina