Një zjarr i cili shpërtheu mëngjesin e sotëm në Novi Sad ka marrë jetën e gjashtë personave, mes tyre katër fëmijë.
Sipas Kossev, zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 në një shtëpi që ndodhet në Novi Sad.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një skuter i cili ishte i lidhur në rrjetin elektrik.
“Gjashtë persona vdiqën, duke përfshirë katër fëmijë, të moshës nga dy deri në shtatë vjeç. Supozohet se këta janë anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, njoftoi Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Anëtarët e Administratës për Situata Emergjente, nëntë zjarrfikës me dy vetura e kanë fikur zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, raporton Kossev.
Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
The post Zjarri i merr jetën gjashtë personave në Serbi, mes tyre katër fëmijë first appeared on Radio Televizioni Iliria.