RTV AHIRETI
Lajme

ZPS-ja për dëshmitarin e 79-të: Është ish-pjesëtar i UÇK-së, do të flas për ndalimin e një personi

zps-ja-per-deshmitarin-e-79-te:-eshte-ish-pjesetar-i-uck-se,-do-te-flas-per-ndalimin-e-nje-personi

Me masa mbrojtëse, dëshmitari i 79-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W03871 ka filluar të martën dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes së lexuar në sallën e gjyqit nga përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace ky dëshmitar është ish-pjesëtar i UÇK-së që do të flas për ndalimin e një personi i cili ishte akuzuar sipas tij si spiun.

“Dëshmitari 03871 u kyç në UÇK rreth marsit 1998. Ai shërbeu në vende të ndryshme, stërviti ushtar të UÇK-së dhe shërbeu si komandant batalioni. Dëshmitari 03871 do të jep dëshmi për formimin, strukturën, detyrat, anëtarësinë dhe raportimin e njësive të UÇK-së në të cilat ai ka qenë pjesë dhe njësive të tjera të UÇK-së për të cilat ka dijeni. Dëshmitari 03871 jep informacione për takimet ku ka marrë pjesë me anëtarë të tjerë të UÇK-së. Dëshmitari 03871 po ashtu jep informacion për ndalimin e një personi nga ushtarët e UÇK-së. Ky person u akuzua se ishte spiun gjatë ndalimit të tij”, tha prokurori Pace gjatë leximit të përmbledhjes.

Sipas kryetarit të trupit gjykues dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth një ose dy ditë. Ai tha se Prokuroria ka vlerësuar se i duhen 2 orë ndërsa ekipet e mbrojtjes rreth katër orë e gjysmë.

The post ZPS-ja për dëshmitarin e 79-të: Është ish-pjesëtar i UÇK-së, do të flas për ndalimin e një personi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Të paktën 16 pa’lestinezë u vranë në sulmet iz’raelite në Rripin e Ga’zës

rezart morina

“Patriot i rrejshëm, terrorist”, shfaqen postera kundër Radoiçiqit në veri

rezart morina

Riformatimi i qeverisë pas gati dy vitesh luftë me Rusinë, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

admin