Në sondazhet e para të kryera pas tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga gara e vitit 2024, zv.presidentja Kamala Harris është në epërsi ndaj ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.
Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se Harris kryeson ndaj Trumpit me 44 për qind në krahasim me 42 për qind, me një mundësi gabimi prej 3 për qind, shkruan revista Forbes.
Kur përfshihet kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr., epërsia e Harris-it është në 42 për qind kundrejt 38 për qind.
Sondazhet e mëparshme tregonin se Trump ose kryeson ngushtë, ose barazohet me Harris-in.
Për shembull, në një sondazh të mëparshëm të kryer nga Reuters/Ipsos më 15-16 korrik, të dy kandidatët ishin të barabartë me 44 për qind.
Perceptimi publik për aftësitë e zv.presidentes Harris është veçanërisht pozitive, me 56 për qind të votuesve që pohojnë aftësinë e saj për të përballuar sfidat, krahasuar me 49 për qind për Trump dhe vetëm 22 për qind për Biden.
Sipas Forbes, ky kontrast nxjerr në pah një nga arsyet e rritjes së fundit të Harris.
Mesatarja e përgjithshme e sondazheve, e përpiluar nga Real Clear Politics para largimit të Bidenit, e nxirrte Trumpin përpara Harris me 1,9 pikë.
Zyrtari nga fushata e Trump-it, Tony Fabrizio, parashikon një nxitje të përkohshme për zv.presidenten Harris, duke e quajtur atë “Muaji i mjaltit për Harris (Harris Honeymoon)”.
Biden u tërhoq nga gara pas rritjes së presionit të brendshëm partiak, pas një debati të dobët kundër ish-presidentit Donald Trump.
Ai mbështeti zv.presidenten Harris, e cili mori me shpe