Përplasjet mes dy subjekteve LVV dhe AAK, nuk kanë të ndalur.
Së fundmi një tjetër deklaratë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxitur reagimin e deputetit të LVV-së, Salih Zyba.
I pari i AAK-së, u shpreh se “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!”
E deputeti i LVV-së, Salih Zyba këtë e ka parë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti, derisa ka thënë se nëse nuk merret si e tillë deklarata e Haradinajt, atëherë të gjithë pajtohen që askush nuk e merr seriozisht.
“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, ka shkruar Zyba.
Kujotjmë se ditë më parë mes këtyre dy subjekteve nisi një përplasje në rrejtet sociale, pikërisht pas një deklarate të Haradinajt i cili tha se Kurti është i rekrutuar nga Serbia. /telegrafi